371 - Single Lajmi | Template Website
LAJMET
NEWS
Card image cap
Është mbajtur takimi i parë i Këshillit për Bashkëpunim të Qeverisë me Shoqërinë Civile

Me datë 17 korrik 2019, Zyra për Qeverisje të Mirë/Zyrës së Kryeministrit ka organizuar takimin e parë të Këshillit për Bashkëpunim të Qeverisë me Shoqërinë Civile. Ky Këshill është themeluar me vendim të Qeverisë së Republikës së Kosovës si trup i përbashkët me përfaqësues nga qeveria dhe shoqëria civile, i cili do të koordinoj të gjithë procesin e bashkëpunimit të qeverisë me shoqërinë civile. Në përbërje të këtij Këshilli janë 29 përfaqësues, ku 14 prej tyre janë nga institucionet dhe 15 përfaqësues nga shoqëria civile.
Ky mekanizëm bashkë kryesohet nga z.Fitim Krasniqi, Sekretar i Përgjithshëm në Zyrën e Kryeministrit dhe znj. Donika Emini, Drejtoreshë Ekzekutive e Civikos-it.
Në takim para të pranishmëve, z.Fitim Krasniqi, shprehu zotimin e tij se do të vazhdoj të punoj në rritjen e bashkëpunimit të qeverisë me shoqërinë civile për të promovuar dhe mbështetur sektorin e shoqërisë civile. Nga ana tjetër, z.Habit Hajredini, në cilësinë e zëvendës kryesuesit prezantoi rregullat, mandatin dhe strukturën organizative të këtij të Këshillit, rregulla të cilat u aprovuan në parim nga anëtarët e Këshillit që ishin të pranishëm.
Të gjithë të pranishmit shprehen gatishmërinë dhe përkushtimin e tyre në përkrahje për realizimin e qëllimeve dhe synimet që ky mekanizëm ka si dhe në zbatimit të Strategjisë për bashkëpunim të qeverisë me shoqërinë civile 2019-2023. 

Prishtinë, 19.07.2019