Per Ne | Template Website
PËR NE
  1. - Zyra për Qeverisje të Mirë, të drejtat e njeriut, mundësi të barabarta dhe kundër diskriminim ka detyrat dhe përgjegjësitë si në vijim:
    1. - Ofron këshilla për Kryeministrin dhe njësitë përkatëse të ZKM-së, në sferat e qeverisjes së mirë, të të drejtave të njeriut, mundësive të barabarta dhe në çështjet kundër diskriminimit;
    2. - Mbikëqyrë dhe këshillon Ministritë në sferat e qeverisjes së mirë, të drejtave të njeriut, në mundësitë e barabarta dhe në çështjet kundër diskriminimit;
    3. - Harton politika në sferën e qeverisjes së mirë, në sferën e të drejtave të njeriut, në mundësitë e barabarta dhe në çështjet kundër diskriminimit;
    4. - Harton politika në sferën e qeverisjes së mirë, në sferën e të drejtave të njeriut, në mundësitë
    5. - Shqyrton politikat e veprimit, projekt – legjislacionin e përgatitur nga organet qeveritare
    6. - Shqyrton politikat e veprimit, projekt – legjislacionin e përgatitur nga organet qeveritare në pajtim me standardet e të drejtave të njeriut në fuqi dhe të praktikave të qeverisjes së mirë në bashkëpunim me Zyrën Ligjore dhe këshillon e i jep rekomandime Kryeministrit dhe ministrive përkatëse në përputhje me rrethanat;
    7. - Ndihmon në zhvillimin dhe zbatimin e fushatave të komunikimit me publikun dhe të projekteve të tjera promovuese për të nxitur vetëdijesimin e popullat ës mbi standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, transparencës, etikës dhe llogaridhënies në administratën publike, qeverisjen e mirë, mundësitë e barabarta, kundër diskriminimi dhe parimet tjera të qeverisjes demokratike;
    8. - Konsultohet me përfaqësuesit e grupet e ndryshme të interesit dhe sipas nevojës krijon organe këshillëdhënëse për shqyrtimin e qeverisjes së mirë, për të drejtat e njeriut, për mundësitë e barabarta dhe çështjet kundër diskriminim;
    9. - Koordinon procesin e hartimit të politikave për përfshirje të shoqërisë civile në politikbërje dhe vendimmarrje, dhe përkrah bashkëpunimin qeveri – shoqëri civile;
    10. - Koordinon procesin e krijimit të sistemit të mbikëqyrjes dhe të raportimit për përfshirje të shoqërisë civile;
    11. - Siguron fuqizimin e bashkëpunimit, parteritetit, bashkërendimit të veprimeve dhe gjithpërfshirjes ndërmjet institucioneve të qeverisë dhe shoqërisë civile, me qëllim të hartimit dhe zbatimit të politikave publike në të mirë të qytetarëve;
    12. - Edukimi dhe ngritja e vetëdijes së nëpunësve civilë dhe publikut për qytetari aktive dhe demokraci pjesëmarrëse;
    13. - Monitorimi i hartimit dhe zbatimit të dokumenteve Strategjike kundër korrupsion, përcjellja e aktivitetet kundër mashtrimit dhe korrupsionit në Degën e ekzekutivit, si dhe vetëdijesimin i nëpunësve për parandalimin dhe luftimin e korrupsionit;
    14. - Monitorimi i hartimit dhe zbatimit të dokumenteve Strategjike kundër korrupsion, përcjellja e aktivitetet kundër mashtrimit dhe korrupsionit në Degën e ekzekutivit, si dhe vetëdijesimin i nëpunësve për parandalimin dhe luftimin e korrupsionit;
    15. - Zyra për Qeverisje të Mirë shërben si Sekretariat dhe Njësi koordinuese për trupa dhe mekanizma të ndryshëm Qeveritar, dhe shërben si Sekretariat i disa këshillave dhe komiteteve nacionale në fushën e të drejtave të njeriut dhe qeverisjes së mirë.
  2. - Kryen detyrat dhe përgjegjësitë tjera të përcaktuara me legjislacionin në fuqi dhe te përcaktuara nga Sekretari i përgjithshëm i ZKM-së dhe Kryeministri.
  3. - Numri i të punësuarve në Zyrën për Qeverisje të Mirë është 8 (tetë) nëpunës civilë si në vijim:
    1. - Drejtor i Zyrës për Qeverisje të Mirë;
    2. - Koordinatori i Zyrës për Qeverisje të Mirë ;
    3. - Zyrtar i lartë për të drejta të fëmijëve;
    4. - Zyrtar i lartë për Qeverisje të Mirë;
    5. - Zyrtar i lartë për mundësi të barabarta dhe aftësi të kufizuara;
    6. - Zyrtar i lartë për mundësi të barabarta dhe minoritete;
    7. - Zyrtar i lartë për antidiskriminim;
    8. - Asistent Administrativ.