319 - Single Lajmi | Template Website
LAJMET
NEWS
Card image cap
Raporti për Kosovë 2016 i Komisionit Europian rreth zhvillimit të shoqërisë civile

Bruksel, Prishtinë – 10 nëntor 2016 / Më 9 nëntor 2016, Komisioni Evropian publikoi Raportin për Kosovë për vitin 2016. Kapitulli i Kritereve Politike, ndër të tjera përfshin edhe një vlerësim të çështjeve kryesore mbi shoqërinë civile dhe ambientin e favorshëm për veprimtarinë e këtij sektori. Raporti e njeh përparimin e arritur nëpërmjet aprovimit të Rregullores për Standarde Minimale, ndërsa thekson nevojën për një zbatim efektiv dhe sistematik të saj. Paralelisht me këtë, ngrit shqetësimin me mungesën e vullnetit politik për të siguruar pjesëmarrje të duhur të shoqërisë civile, e cila shfaqet edhe nëpërmjet konsultimeve të kufizuara për ligje e strategji të cilat bartin interesa të veçanta politike e ekonomike. Sa i përket zbatimit të Strategjisë qeveritare për bashkëpunim me shoqërinë civile, raporti thekson mungesën e angazhimit nga shumë ministri dhe pamjaftueshmërinë e kapaciteteve dhe ndarjeve buxhetore, të cilat e pengojnë zbatimin dhe ngrenë dyshime mbi vullnetin politik për këtë çështje. Duke e njohur si arritje identifikimin e modelit për fonde publike për OShC dhe duke inkurajuar miratimin e rregulloreve përkatëse në këtë fushë, raporti kërkon që të gjitha informatat mbi fondet publike të dhëna për OShC të bëhen lehtë të qasshme për publikun. Për më tepër, raporti thekson që korniza ligjore për lehtësirat tatimore për donatorë mbesin të paqarta. Në fund, raporti gjithashtu i vlerëson si jo të barabarta kapacitetet e shoqërisë civile në Kosovë. 

Prishtinë, 02.10.2018