370 - Single Lajmi | Template Website
LAJMET
NEWS
Card image cap
Takim në mes të Zyrës së Sekretarit të Përgjithshëm në Zyrën e Kryeministrit, Platformës CiviKos dhe Zyrës për Qeverisje të Mirë

Takim në mes të Zyrës së Sekretarit të Përgjithshëm në Zyrën e Kryeministrit, Platformës CiviKos dhe Zyrës për Qeverisje të Mirë

 

Sekretari i Përgjithshëm në Zyrën e Kryeministrit z.Fitim Krasniqi është takuar me Drejtoreshën e CiviKos-it, znj. Donika Emini, dhe z.Habit Hajredini, Drejtor i Zyrës për Qeverisje të Mirë.Takimi u zhvillua në funksion të koordinimit në mes të bashkë - kryesuesve të Këshillit për Bashkëpunim Qeveri - Shoqëri Civile. Takimi i parë i Këshillit është planifikuar të mbahet me datën 17 korrik 2019. Këshilli është organ i përbashkët i përbërë nga anëtarë të Qeverisë dhe Shoqërisë Civile në Kosovë, i cili përveç monitorimit dhe koordinimit të zbatimit të Strategjisë Qeveritare për Bashkëpunim me Shoqërinë Civile 2019-2023, do të ketë mandat më të gjerë të bashkëpunimit në mes qeverisë dhe shoqërisë civile.

Prishtinë, 15.07.2019