Zyra për Qeverisje të Mirë/Zyra e Kryeministrit në linjë të zbatimit të standardeve minimale për konsultime publike, me 15 Shtator ka organizuar sesion pune për Koordinatorët e Konsultimeve Publike nëpër Ministri.
Qëllimi i këtij aktiviteti është për të diskutuar për:
- Ndërlidhjen e procesit të konsultimeve me indikatorët për përkrahje buxhetore për RAP
- Prezantimin e data bazës së përditësuar të dokumenteve që janë publikuar nga ministritë në platformën online
dhe
- Publikimi i kompletuar i dokumenteve për konsultim dhe raporteve përfundimtare mbi rezultatet e
konsultimeve publike.
Ky aktivitet realizohet ne mbështetje të Projektit TACSO/ Asistencë Teknike për Organizatat e
Shoqërisë Civile – Zyra në Kosovë si dhe Projektit të BE-së “ Mbështetje për Implementimin e Strategjisë Qeveritare për Bashkëpunim me Shoqërinë Civile”.
Prishtinë, 02.10.2018