Zyra për Qeverisje të Mirë/Zyra e Kryeministrit në linjë të zbatimit të standardeve minimale për konsultime publike, me 31 Maj 2017 ka organizuar sesion pune për Koordinatorët e Konsultimeve Publike nëpër Ministri.
Qëllimi i këtij aktiviteti ka qenë për të diskutuar për:
-Ecurinë e aktiviteteve të koordinatorëve në konsultimet publike në ministritë e linjës,
-Publikimi i dokumenteve për konsultim dhe raporteve përfundimtare mbi rezultatet e konsultimeve publike si dhe
-Prezantimi i Metodologjisë së Monitorimit dhe Raportimit të procesit të konsultimeve me publikun.
Në këtë sesion janë prezantuar edhe të dhënat për dokumentet që janë publikuar në platformën online për konsultime me publikun. Të dhënat për muajin maj tregojnë që 74 dokumente për konsultime me publikun janë publikuar në platformë, prej tyre janë 37 udhëzime administrative, 21 rregullore, 10 ligje, 02 plane të veprimi dhe 04 koncept dokumente. Gjithsej janë të publikuara 09 raporte finale për rrjedhën e procesit të konsultimeve. Në këto dokumente të publikuara në platformën online janë gjithsej 14 komente që kanë ardhur nga publiku.
Ky aktivitet është përkrahur nga Projektit i SIDA-s “Mbështetje në Zhvillimin e Politikave” si dhe Projektit të BE-së “ Mbështetje për Implementimin e Strategjisë Qeveritare për Bashkëpunim me Shoqërinë Civile”.
Prishtinë, 02.10.2018