sq-ALen-USen-GB

Lajmet

Back to Articles List  All ArticlesMbahet raundi i parë i trajnimeve për ngritjen e kapaciteteve për zyrtarët e ministrive të linjës dhe komunave,për rregullorën e financimit publik të OJQ-ve (11,12,13,14 korrik 2017) - 17/07/2017

Më 11, 12, 13, dhe 14 korrik 2017, Zyra për Qeverisje të Mirë/ZQM në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Projektin e Asistencës Teknike të BE-së për zbatimin e Strategjisë Qeveritare për bashkëpunim me Shoqërinë Civile, kanë organizuar raundin e parë të trajnimeve për ngritjën e kapaciteteve të shërbyesve civilë për zbatimin e rregullorës për kriteret, standartet dhe procedurat e financimit publik të OJQ-ve.

Në këto 4 sesione të trajnimit,pjesëmarrës ishin përfaqësuesit e ministrive të linjës dhe nga komunat (zyrtarë nga departamentet e buxhetit, dhe departamentet përkatëse).


Miratimi i kësaj rregulloreje do të avancojë financimin publik të OJQ-ve në Republikën e Kosovës, përmes rritjes së transparencës, përcaktimit të kritereve dhe procedurave të financimit publik të OJQ-ve, kritereve të thirrjeve publike, procesit të vlerësimit të aplikacioneve, monitorimit dhe raportimit të projekteve, si dhe një procesi të monitorimit dhe raportimit të mbështetjes financiare publike nga ana e Institucioneve publike.


Dispozitat e kësaj Rregulloreje zbatohen nga çdo organizatë buxhetore e cila financon projektet dhe programet e OJQ-ve, duke përfshirë institucionet Qendrore dhe Komunat.