sq-ALen-USen-GB

Lajmet

Back to Articles List  All ArticlesNënshkruhet Rregullorja për Financimin e OJQ-ve - 13/06/2017

Pas një punë gati dyvjeçare në draftimin e saj, sot më datë 13 Qershor 2017 është nënshkruar Rregullorja mbi Kriteret, Standardet dhe Procedurat e Financimit Publik të OJQ-ve.

Kjo Rregullore përcakton kriteret, standardet dhe procedurat themelore për financimin publik të organizatave jo-qeveritare, me qëllim të vendosjes së një sistemi transparent dhe llogaridhënës për financimin me fonde publike të programeve dhe projekteve të OJQ-ve që janë të interesit publik në Republikën e Kosovës. Me hyrjen në fuqi të kësaj Rregulloreje, procedurat e financimit të OJQ-ve do të jenë unike dhe do të krijohen mekanizmat e duhur të raportimit, e cila do të rezultojë në përmirësimin e nivelit të llogaridhënies dhe transparencës gjatë harxhimit të parasë publike.

Rregullorja është punuar nga një ekip i udhëhequr nga Zyra për Qeverisje të Mirë(ZQM) dhe Ministria e Financave(MF), si  dhe përfaqësues nga shoqëria civile, dhe gjatë procesit të hartimit janë konsultuar të gjitha palët e interesit, nëpërmjet mekanizmave të Strategjisë Qeveritare për Bashkëpunimin me Shoqërinë Civile, dhe nëpërmjet mekanizmave tjerë të konsultimit publik.


Shkarko dokumentin:

Rregullorja mbi kriteret, standardet dhe procedurat  e financimit publik të OJQ-ve