sq-ALen-USen-GB

Lajmet

Back to Articles List  All ArticlesËshtë mbajtur Konferenca rajonale "GOV2GOV, Të Punojmë së Bashku", në Podgoricë të Malit të Zi më 14 dhe 15 Qershor 2017 - 16/06/2017

Me nismën e Zyrës për Qeverisje të Mirë/Zyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe në përkrahje të projekti të BE-së “ TACSO ” është mbajtur takimi rajonal  “GOV2GOV, Të punojmë së bashku" në Podgoricë të Malit të Zi me 14 dhe 15 qershor 2017.
Qëllimi kryesor i këtij aktiviteti ka qenë që të mundësohet një bashkëpunimin rajonal ndërmjet institucioneve qeveritare përgjegjëse për zhvillim, dialog dhe mbështetje për shoqërinë civile  në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë. Të gjithë të pranishmit nga këto vende patën rastin të ofrojnë dhe të shkëmbejnë përvojat midis institucioneve  dhe partnerëve të tyre nga shoqëria civile.

Kjo konferencë ka qenë një shans shumë e mirë që Kosova të ndaj me rajonin përvojat shumë pozitive, progresin që ka pasur në fushën e bashkëpunimit të qeverisë me shoqërinë civile, përkushtimin  institucional për krijimin e mekanizmave dhe politikave për këtë fushë, zbatimin e këtyre politikave me theks të veçantë në konsultimet me publikun, financimin e organizatave të shoqërisë civile nga buxheti i shtetit si dhe përkrahjen e Asistencës Teknike nga BE.

Përveç pjesëmarrjes së përfaqësuesve nga Institucionet dhe Organizatat e shoqërisë civile nga Kosova, Mali i zi, Maqedonia, Shqipëria, Serbia dhe Turqia, në ketë Konferencë fjalë hyrëse mbajti Ministrja e Administratës Publike të Qeverisë së Malit të zi, znj.  Suzana Pribilovic, Drejtori i Zyrës për Qeverisje të Mirë/Zyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës , z. Habit Hajredini dhe Udhëheqësi i operacioneve në delegacionin e BE-së në Mal të zi , z. Andre Lys.